Shpërndanë video, foto dhe informacione false gjatë luftës, Katari arreston 313 persona
Autoritetet e Katarit kanë arrestuar më shumë se 300 persona për publikimin e imazheve dhe “informacioneve false” gjatë sulmeve të Iranit ndaj shtetit të Gjirit, tha të martën ministria e brendshme e Katarit. 313 personat e arrestuar, të “kombësive të ndryshme”, “filmuan dhe transmetuan sekuenca video dhe publikuan informacione dhe thashetheme të pavërteta”, tha ministria në një deklaratë. Ata u arrestuan nga departamenti i ministrisë përgjegjëse për luftimin e krimit ekonomik dhe kibernetik. Arrestimet pasqyrojnë masat e marra në vendet e tjera të Gjirit, ndërsa Irani çdo ditë synon aeroportet, bazat ushtarake, objektet energjetike dhe zonat e banimit në rajon me dronë dhe raketa. Në Bahrein, katër persona u arrestuan për “filmim dhe transmetim të sekuencave rreth pasojave të sulmeve iraniane dhe përhapje të lajmeve...
Burimi:
top-channel.tv