Shpallja e papritur e gjendjes së jashtëzakonshme, ish-kryeministri i Koresë së Jugut dënohet me 23 vite burg

Shpallja e papritur e gjendjes së jashtëzakonshme, ish-kryeministri i Koresë së Jugut dënohet me 23 vite burg

Ish-kryeministri i Koresë së Jugut, Han Duck-soo, është dënuar me 23 vjet burg për rolin e tij në vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 3 dhjetor 2024, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap. Dënimi vjen pas një procesi gjyqësor të gjatë, ku Han akuzohet se ka luajtur një rol kyç në shpalljen e masës urgjente nga ish-Presidenti Yoon Suk-yeol. Në nëntor 2025, ekipet e prokurorëve specialë të Koresë së Jugut kërkuan një dënim me 15 vjet burg, një kërkesë që u bë gjatë seancës përfundimtare të gjyqit të Han Duck-soo në Gjykatën e Qarkut Qendror të Seulit. Megjithatë, gjykata vendosi një dënim më të rëndë, duke e dënuar ish-kryeministrin me 23 vjet burg. 3 dhjetori 2024 mbetet një ditë e paharruar në historinë moderne të Koresë...