Shoqëronte bashkëshorten e ish-Presidentit Biden, agjenti i Shërbimit Sekret qëllon veten me armë
Një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së, pjesë e ekipit të sigurisë së ish-zonjës së parë Jill Biden, qëlloi aksidentalisht veten në këmbë të premten në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias, njoftoi një zyrtar i agjencisë. “Rreth orës 8:30 të mëngjesit, një agjent i Shërbimit Sekret në detyrë pësoi një lëndim të lehtë pas një shkrepjeje të paqëllimtë të armës gjatë një detyre mbrojtëse,” tha Anthony Guglielmi, zëdhënës i USSS, në një deklaratë. Agjenti mori ndihmë mjekësore menjëherë në aeroport dhe aktualisht po kurohet në një spital lokal, duke qenë në gjendje të qëndrueshme. Nuk pati të lënduar të tjerë, dhe ish-zonja e parë nuk ishte e pranishme gjatë incidentit, shkruan CNN. Ngjarja pritet të hetohet nga Zyra për Përgjegjësi Profesionale e Shërbimit Sekret,...
Burimi:
top-channel.tv