Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
Shoqërohej nga një shqiptare, plagoset me thikë ushtari amerikan në Itali
Një ushtar amerikan që shërben në bazën ushtarake në Aviano, Itali, është duke u rikuperuar, pas një sulmi me thikë që ndodhi javën e kaluar në qytetin e Coneglianos. Ushtari, i cili nuk u identifikua, është përshkruar nga disa media italiane si një mashkull 28-vjeçar. Ai u trajtua për lëndimet e tij në një spital lokal dhe tani po rikuperohet në shtëpi, sipas kapitenit Jennifer French, zëdhënëse e Brigadës 173 Aeromobile. Autoritetet ushtarake amerikane po bashkëpunojnë me hetuesit italianë për të sqaruar ngjarjen. Ushtari ishte jashtë detyrës në momentin e sulmit. Ngjarja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të 28 dhjetorit jashtë një klubi privat në Conegliano. Ai ishte i shoqëruar nga një grua shqiptare 37-vjeçare, kur u përball me një grup njerëzish, që...






