“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

Zyrtarët e inteligjencës serbe testuan materiale zanorë te qentë në bashkëpunim me shërbimin e sigurisë së Rusisë. Lajmi bëhet i ditur nga dokumente qeveritare të cituara nga Politico. Dokumentet serbe konfirmojnë se administrata e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç kreu eksperimente me altoparlantë me fuqi të lartë të njohur në gjuhën e folur si ‘topa zanorë’, dy javë pasi një demonstratë antiqeveritare në Beograd u ndërpre nga ajo që protestuesit e përshkruan si një shpërthim zanor shkatërrues. Testimi i përbashkët i armëve zanore te kafshët nxjerr në pah thellësinë e bashkëpunimit të sigurisë midis Rusisë – kundërshtarit më të ashpër të BE-së – dhe Serbisë, një kandidat i bllokuar i BE-së, qeveria e të cilit po përballet me një sfidë serioze. Pajisjet Akustike me Rreze të...