Shkon në 50 numri i viktimave nga Ebola në Kongo
Numri i viktimave nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka kaluar 500, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), bazuar në informacionet e autoriteteve shëndetësore lokale. Sipas raportit të OBSH-së të datës 4 korrik, në RD të Kongos janë regjistruar 506 viktima dhe 1,561 raste të konfirmuara të infeksionit. Ndërkohë, në Ugandën fqinje janë raportuar 20 raste të konfirmuara dhe vetëm dy viktima, duke treguar një përhapje më të kufizuar të sëmundjes në këtë vend. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se shpërthimi aktual në RD të Kongos është shpallur zyrtarisht më 15 maj dhe përfaqëson shpërthimin e 17-të të Ebolës në vend. Sipas OBSH-së, ai është shkaktuar nga varianti Bundibugyo, për të cilin aktualisht nuk...
Burimi:
vizionplus.tv