Shkatërruan në ajër raketën iraniane, NATO reagon pas shënjestrimit të Turqisë nga Teherani
NATO ka dënuar shënjestrimin e Turqisë nga Irani, pas raportimeve se një raketë e lëshuar nga Irani dhe që po shkonte drejt hapësirës ajrore turke u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s. Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, tha: Ne dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani. NATO qëndron fort me të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin. “Qëndrimi ynë parandalues dhe mbrojtës mbetet i fortë në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore”, shtoi ajo. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv