Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje
Dëmtime të mëdha u shkaktuan në një ndërtesë shumëkatëshe dhe u mobilizuan ekipet e shpëtimit në Bandar Abbas, ndërsa disa orë më vonë një shpërthim në Ahvaz vrau katër anëtarë të një familjeje. Irani është në gatishmëri të lartë pasi një shpërthim i fuqishëm tronditi një ndërtesë në portin e Bandar Abbas, në Gjirin Persik. Autoritetet iraniane mohuan kategorikisht raportet se komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare ishte në shënjestër. Po ashtu, një shpërthim i dytë ndodhi në Iranin jugor, në qytetin e Ahvazit, ku katër anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën. Sipas raporteve fillestare, shpërthimi në Bandar Abbas shkaktoi dëme të mëdha në dy kate të ndërtesës tetëkatëshe, si dhe në makina të parkuara dhe dyqane ngjitur. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit nxituan...
Burimi:
javanews.al