Shkak një defekt i rëndë në linjat e tensionit të lartë, Ukraina dhe Moldavia goditen nga ndërprerje të energjisë

Shkak një defekt i rëndë në linjat e tensionit të lartë, Ukraina dhe Moldavia goditen nga ndërprerje të energjisë

Pjesë të Ukrainës dhe Moldavisë, përfshirë kryeqytetet e të dy vendeve fqinje, u përballën me ndërprerje të energjisë elektrike të shtunën, si pasojë e një defekti në linjat e tensionit të lartë, njoftuan zyrtarët. Rrjeti energjetik i Ukrainës është dëmtuar rëndë nga sulmet ajrore ruse dhe furnizimi me energji ka qenë i kufizuar javët e fundit. Rrjeti energjetik po përballet me presion të shtuar për shkak të rikthimit të motit të ftohtë këtë fundjavë. Rusia ka rënë dakord të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike deri më 1 shkurt, me kërkesë të presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa Kievi ka deklaruar se do ta respektojë këtë marrëveshje. Palët nuk kanë raportuar sulme të mëdha gjatë kësaj periudhe. Të paktën pesë rajone në Ukrainë dhe disa zona të...