Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Rritja e çmimeve të benzinës, shkaktuar nga lufta në Iran dhe shqetësimet mbi furnizimet globale me naftë, po nxit konsumatorët europianë të largohen nga makinat me motor me djegie të brendshme dhe të investojnë në automjete elektrike, sidomos në versionet e përdorura, që janë më të përballueshme dhe të gatshme për t’u përdorur menjëherë. Analistët e tregjeve online të makinave shprehen se kërkesat për makinat me naftë po bien ndjeshëm. Në Norvegji, platforma Finn.no tha se EV-të tejkaluan mjetet me naftë si modeli më i shitur, ndërsa në Francë, Aramisauto raportoi se pjesa e shitjeve të makinave elektrike pothuajse u dyfishua brenda pak javësh, duke kaluar nga 6.5 për qind në 12.7 për qind. Po ashtu, platforma Olx raportoi rritje të kërkesave për mjete elektrike...