“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite
Përdorimi në rritje i municioneve thërrmuese nga Teherani, të cilat po arrijnë të depërtojnë mbrojtjen ajrore të konsideruar ndër më të avancuarat në botë, janë kthyer në një shqetësim shumë të madh në këtë konflikt të Lindjes së Mesme. Më 5 mars një postim në rrjetin X, i publikuar në llogarinë e liderit të ndjerë suprem iranian Ali Khamenei, paralajmëroi për përdorimin e raketës “Khorramshahr“, një nga armët më të avancuara balistike të Iranit, e aftë të mbajë koka luftarake me deri në 80 nën-municione. Sipas të dhënave të Israel Defense Forces, rreth gjysma e raketave të lëshuara nga Irani që prej përshkallëzimit të konfliktit kanë qenë të pajisura me koka thërrmuese. Hetimi i The Guardian identifikon të paktën 19 raketa balistike me municione thërrmuese...
Burimi:
javanews.al