Shërbimi Sekret reagon pas sulmit në eventin e Trump: Frikacaku tentoi të shkaktojë një tragjedi kombëtare

Shërbimi Sekret reagon pas sulmit në eventin e Trump: Frikacaku tentoi të shkaktojë një tragjedi kombëtare

Shërbimet Sekrete në SHBA kanë reaguar pas sulmit të ndodhur gjatë një eventi ku ishte i pranishëm presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se ndërhyrja e shpejtë e agjentëve shmangu një situatë që mund të ishte edhe më e rëndë. Në një deklaratë zyrtare, zëvendësdrejtori Matthew Quinn e cilësoi të dyshuarin një frikacak që “nënvlerësoi’ kapacitetet e Shërbimit Sekret. “Sonte, një frikacak u përpoq të shkaktojë një tragjedi kombëtare. Ai nënvlerësoi kapacitetet mbrojtëse të Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe u ndal në kontaktin e parë. Forca e sistemit tonë të sigurisë me shumë shtresa ishte e dukshme, ndërsa një sërë masash të tjera mbrojtëse ishin ende në dispozicion. Jemi mirënjohës për burrat dhe gratë e guximshme të Shërbimit Sekret dhe partnerët tanë në zbatimin e...