Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Situata në Iran po ushqen tensione ndërkombëtare dhe krijon “frikën e një përshkallëzimi që mund të ketë ndikim edhe në kërcënimin terrorist”. Kështu thuhet në raportin vjetor të inteligjencës italiane me titull “Governare il cambiamento”, i paraqitur më 4 mars dhe i publikuar nga mediat italiane. “Në Evropë janë rritur rreziqet që lidhen me aktivitetet e Hamasit, sidomos për përfshirjen në qarkullimin e armëve dhe në projekte të mundshme armiqësore kundër objektivave izraelite dhe hebraike”, thuhet në raport. Në perspektivë, inteligjenca italiane vlerëson se organizatat kryesore të terrorizmit ndërkombëtar do të përmirësojnë gjithnjë e më shumë aftësinë për të “kapitalizuar” krizat në zhvillim, duke i përdorur ato për propagandë dhe për të nxitur radikalizimin. Ndërlidhja mes zonave të ndryshme të krizës rrezikon të zgjerojë kërcënimin...