Shefi i Shtabit të Izraelit paralajmëron: Ushtria rrezikon të shembet për shkak të mungesës së personelit
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Izraelit ka lëshuar një paralajmërim të fortë gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë, mbrëmjen e së mërkurës, duke deklaruar se “ushtria do të shembet”, përballë kërkesave gjithnjë e më të mëdha operacionale dhe mungesës në rritje të personelit. “Po ndez 10 kambana alarmi”, raportohet të ketë thënë nëngjenerali Eyal Zamir ndaj ministrave dhe zyrtarëve të lartë të shërbimeve të sigurisë, sipas Kanalit 13 izraelit. Ai ka theksuar se “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë nevojë tani për një ligj mbi rekrutimin e detyrueshëm, një ligj për rezervat dhe një ligj për zgjatjen e shërbimit të detyrueshëm”. Zamir shtoi se “së shpejti, IDF nuk do të jenë të gatshme për misionet e zakonshme dhe...
Burimi:
vizionplus.tv