Shefi i OKB-së paralajmëron se lufta në Iran mund të “dalë jashtë kontrollit”

Shefi i OKB-së paralajmëron se lufta në Iran mund të “dalë jashtë kontrollit”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, kërkoi të premten nisjen e “negociatave serioze diplomatike” për të ndaluar përplasjet në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se “bëhet fjalë për një situatë me rrezik maksimal”. “Të gjitha sulmet e paligjshme në Lindjen e Mesme dhe më gjerë po shkaktojnë vuajtje të mëdha dhe dëm tek civilët në gjithë rajonin – dhe përbëjnë një rrezik serioz për ekonominë globale, veçanërisht për njerëzit më të cenueshëm,” tha Guterres në një deklaratë. Ai shtoi se “situata mund të dalë jashtë kontrollit” dhe se ka ardhur koha për të ndaluar luftimet dhe për të kaluar në negociata diplomatike serioze. Ekonomistët paralajmërojnë se nëse konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon, inflacioni mund të rritet dhe rritja ekonomike globale të...