Shefi i NATO-s: Europa rriti shpenzimet për mbrojtjen me 20% në vitin 2025
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se pas samitit të vitit 2025 në Hagë, aleatët “morën një vendim historik për të rritur investimet në mbrojtje në 5% të PBB-së”, duke shënuar “progres të konsiderueshëm” gjatë vitit. “Për herë të parë, të gjithë aleatët arritën objektivin e rënë dakord në vitin 2014 për të investuar të paktën 2% të PBB-së në mbrojtje,” shtoi ai. Ai theksoi se “pamë një rritje prej 20% të shpenzimeve për mbrojtjen nga Europa dhe Kanadaja në vitin 2025, krahasuar me 2024”. “Vazhdimi i këtij trendi thelbësor do të jetë prioritet në vitet që vijnë,” u shpreh ai. Më tej, Rutte vijoi: “Për shumë kohë, aleatët europianë dhe Kanadaja kanë qenë tepër të varur nga fuqia ushtarake e SHBA-së. Nuk...
Burimi:
syri.net