Shefi i diplomacisë franceze: Putini nuk tregon asnjë shenjë vullneti të vërtetë për paqe në Ukrainë

Shefi i diplomacisë franceze: Putini nuk tregon asnjë shenjë vullneti të vërtetë për paqe në Ukrainë

Shefi i diplomacisë franceze, Jean-Noel Barrot, vlerësoi sot se presidenti rus Vladimir Putin nuk tregon shenja të vullnetit të vërtetë për paqe në Ukrainë. " Vladimir Putin nuk tregon shenja të një dëshire të vërtetë për të ecur drejt paqes. Përkundrazi, për herë të parë javën e kaluar, dronët e tij shënjestruan qëllimisht një tren pasagjerësh, duke vrarë 15 persona", tha Jean-Noel Barot për gazetën e Parisit Liberation. Baro tha se e konsideron atë sulm një "krim lufte" dhe kësaj i shtohen "përdhunimet, deportimet e fëmijëve, masakrat dhe ekzekutimet jashtëgjyqësore". “Katër vjet pasi u nis, është e qartë se i ashtuquajturi operacion special i Kremlinit ka qenë një dështim katastrofik për Rusinë - 1.25 milion vdekje, që është më shumë se të gjitha humbjet njerëzore sovjetike dhe ruse që...