SHBA urdhëron largimin e personelit nga 5 vende, rriten kërcënimet me dronë dhe raketa nga Irani

SHBA urdhëron largimin e personelit nga 5 vende, rriten kërcënimet me dronë dhe raketa nga Irani

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e detyrueshëm të personelit jo-emergjent të qeverisë amerikane dhe familjarëve të tyre nga Jordania, Bahreini, Iraku, Katari dhe Kuvajti, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon. Sipas njoftimit zyrtar, në Jordani, Bahrein, Katar dhe Kuvajt ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga sulmet me dronë dhe raketa që dyshohet se lidhen me Iranin, si dhe ndërprerje të konsiderueshme të fluturimeve komerciale. Ndërkohë, në Jordani dhe Bahrein paralajmërohet edhe për rrezik sulmesh terroriste, ndërsa në Irak për rreziqe të larta dhune dhe rrëmbimesh. Ky është urdhri i parë për largim të detyrueshëm që prej nisjes së operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke reflektuar nivelin e lartë të rrezikut në rajon, ndërsa Teherani po kundërpërgjigjet....