Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Sipas mediave të huaja, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, postoi në rrjetet sociale duke e përshkruar bisedën midis dy udhëheqësve si “pozitive”. Kremlini tha se Trump ishte informuar për pretendimin rus për një sulm me dron ndaj rezidencës presidenciale të Putinit. Ndihmësi i Putinit, Yuri Ushakov, tha se Trump u trondit kur Putini i tregoi për sulmin. Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Trump dhe Putin do të zhvillojnë një tjetër telefonatë “shumë shpejt” pas bisedës së tyre të djeshme. Trump i cilësoi bisedimet e djeshme si “produktive” dhe tha se do ta informonte presidentin rus pas...