SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence
Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar zyrtarisht tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke finalizuar një objektiv të kahershëm të presidentit Donald Trump. Lajmi u konfirmua të enjten nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), i cili njoftoi se të gjitha fondet amerikane për OBSH-në janë ndërprerë dhe se personeli amerikan i angazhuar në këtë organizatë është tërhequr. “Ky vendim përmbush angazhimin e Presidentit Trump përmes një urdhri ekzekutiv të firmosur një vit më parë, për shkak të keqmenaxhimit nga OBSH të pandemisë Covid-19 dhe mungesën e vazhdueshme të reformave, llogaridhënies dhe transparencës”, tha Shtëpia e Bardhë. SHBA i detyrohet ende OBSH-së rreth 260 milionë dollarë, por sipas ekspertëve ligjorë, është e pamundur që OBSH ta detyrojë Uashingtonin të shlyejë këto detyrime financiare....
Burimi:
javanews.al