SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 8 persona, mes tyre 4 fëmijë

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 8 persona, mes tyre 4 fëmijë

Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar gjatë një feste familjare me rastin e 4 Korrikut në lagjen Coney Island të Bruklinit, në Nju Jork. Si pasojë të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, mbetën të plagosur. Sipas mediave të huaja, autori, i veshur tërësisht me të zeza dhe me maskë në fytyrë, hapi zjarr ndaj të pranishmëve dhe më pas u largua me shpejtësi. Sipas Policisë së Nju Jorkut (NYPD), ngjarja ndodhi rreth orës 22:35 të së shtunës, ndërsa një familje po festonte në oborrin e banesës. Sulmuesi iu afrua gardhit përgjatë Surf Avenue dhe qëlloi disa herë drejt turmës para se të arratisej. Në vendngjarje, policia gjeti tetë persona të plagosur, katër djem të moshave 6, 7, 12 dhe 14 vjeç, dy gra...