SHBA-të shqyrtojnë blerjen e kompleksit në Londër ku Kina planifikon ambasadën e re

SHBA-të shqyrtojnë blerjen e kompleksit në Londër ku Kina planifikon ambasadën e re

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka shqyrtuar mundësinë e blerjes së kompleksit Royal Mint Court në Londër, ku Kina planifikon të ndërtojë ambasadën e saj të re, në rast se pengesat ligjore do të bllokojnë përfundimisht realizimin e projektit. Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për një ide joformale dhe në fazë eksploruese, e cila sipas mbështetësve të saj do të kishte rëndësi të madhe gjeopolitike, pasi Pekinit do t’i mohohej mundësia për të hapur një përfaqësi diplomatike në një prej zonave më strategjike të kryeqytetit britanik. Projekti i ambasadës kineze së fundmi mori dritën jeshile nga Gjykata e Lartë britanike pas një sfide ligjore, por banorët lokalë kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin, duke lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të betejës gjyqësore,...