SHBA-të rihapin misionin e tyre në Karakas pas 7 vitesh ndërprerje diplomatike me Venezuelën
Pothuajse një muaj pas operacionit ushtarak amerikan që rrëzoi nga pushteti ish-presidentin venezuelian Nicolas Maduro, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një hap të ri drejt normalizimit të marrëdhënieve me Karakasin. E ngarkuara me punë për Venezuelën, Laura Dogu, mbërriti në vendin e Amerikës së Jugut të shtunën për të rihapur misionin diplomatik amerikan, i cili ka qenë i mbyllur për shtatë vjet. "Sapo kam mbërritur në Venezuelë. Unë dhe ekipi im jemi gati për të punuar", konfirmoi Dogu në një mesazh të postuar në llogarinë X të ambasadës amerikane në Karakas, të shoqëruar me imazhe të mbërritjes së saj në aeroportin ndërkombëtar Maiquetia. Rihapja shënon një moment historik në rivendosjen graduale të marrëdhënieve dypalëshe, të ndërprera në shkurt të vitit 2019 pas mbështetjes së presidentit të atëhershëm...
Burimi:
syri.net