SHBA-të në krizë pas atentatit: politika, media dhe akuzat për ‘gjuhë urrejtjeje’”
Republikanët në SHBA kanë nisur të përdorin atentatin e ndodhur gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë si pjesë të fushatës elektorale, duke akuzuar Partinë Demokratike për nxitje të dhunës politike përmes, siç e cilësojnë ata, “retorikës së rrezikshme dhe inflamatore” ndaj presidentit. Kreu i Komitetit Kombëtar Republikan, Joe Gruters, e ka quajtur ngjarjen “rezultat i pashmangshëm i një të majte të radikalizuar që ka normalizuar dhunën politike”. Edhe përfaqësues të tjerë republikanë në rrjetet sociale kanë akuzuar kandidatë demokratë në shtete kyçe të zgjedhjeve të mesmandatit, si Michigan dhe North Carolina, se po ushqejnë tensionet politike në vend. Kjo retorikë është përsëritur edhe pas atentateve të mëparshme ndaj Donald Trump, si dhe pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk. Republikanët po e vendosin gjithnjë...
Burimi:
javanews.al