SHBA-të dhe Ekuadori nisin operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës

SHBA-të dhe Ekuadori nisin operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës

Forcat ekuadoriane dhe ato amerikane kanë nisur operacione të përbashkëta kundër atyre që i cilësuan si organizata terroriste të shpallura në vendin e Amerikës së Jugut. Kështu njoftoi të martën Komanda Jugore e ushtrisë amerikane. Komanda Jugore tha se veprimi kishte për qëllim luftimin e trafikut të paligjshëm të drogës, por nuk dha më shumë detaje në një deklaratë të publikuar në platformën X. Njoftimi vjen një ditë pasi presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, deklaroi se SHBA-të ishin mes “aleatëve rajonalë” që po marrin pjesë në një “fazë të re” të luftës së Ekuadorit kundër karteleve të drogës. Noboa thotë se rreth 70% e kokainës në botë tashmë kalon përmes porteve të mëdha të Ekuadorit, duke e bërë vendin një pikë shumë fitimprurëse për bandat e trafikut të drogës....