SHBA shton presionin ndaj Teheranit, negociatorët amerikanë vizitojnë aeroplanmbajtësen pranë ujrave të Iranit
Uashingtoni dukej se po shtonte presionin ndaj Teheranit, ndërsa negociatorët kryesorë vizituan aeroplanmbajtësen amerikane që kryeson një forcë të fuqishme pranë ujërave të Iranit.I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve ëitkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump vizituan USS Abraham Lincoln në Detin Arabik së bashku me admiralin Brad Cooper. “Sot u takuam me marinarët trima në bordin e USS Abraham Lincoln, grupin e saj goditës dhe Krahun Ajror të Aeroplanmbajtëses 9, të cilët na mbajnë të sigurt dhe po zbatojnë mesazhin e presidentit Trump për paqe përmes forces”, tha Steve Witkoff, i dërguari i SHBA-ve Vizita në aeroplanmbajtëse vjen pasi delegacione nga Teherani dhe Uashingtoni zhvilluan bisedime të ndërmjetësuara nga Omani dy ditë më parë, diskutime që presidenti amerikan Donald Trump i...
Burimi:
vizionplus.tv