“SHBA pret përgjigje zyrtare”, Witkoff: Shpresojmë për negociata me Iranin këtë javë
I dërguari special i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, deklaroi se pret që negociatat mes SHBA-së dhe Iranit të zhvillohen “këtë javë”, duke sinjalizuar një zhvillim potencial pozitiv në përpjekjet diplomatike. Në një konferencë në Miami, Witkoff u shpreh optimist për rifillimin e bisedimeve. “Mendojmë se do të ketë takime këtë javë. Sigurisht që shpresojmë për këtë. Anijet po kalojnë. Ky është një shenjë shumë, shumë e mirë,” tha ai, duke shtuar se situata përbën një “shtyrje” dhe një “zgjatje” që shihet pozitivisht nga pala amerikane. Megjithatë, procesi mbetet i paqartë. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA-të ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga Irani për propozimin prej 15 pikash të paraqitur për t’i dhënë fund konfliktit. Në një intervistë për...
Burimi:
top-channel.tv