SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

Departamenti amerikan i Mbrojtjes po përgatit planin për operacione tokësore në Iran, të cilat nuk do të arrinin në një invazion në shkallë të plotë, por mund të përfshinin mijëra trupa dhe të zgjasnin disa javë ose muaj. Kështu raporton “The Washington Post” e cila i referohet burimeve të zyrtarëve amerikanë. Sipas medias amerikane, presidenti Donald Trump nuk ka miratuar ende asnjë nga këto plane. Shtëpia e Bardhë tha se Pentagoni po i jep presidentit “opsione maksimale”, por kjo “nuk do të thotë se Presidenti ka marrë një vendim”. Planet e mundshme përfshijnë dërgimin e forcave speciale dhe këmbësorisë konvencionale për sulme të zgjatura në zonat bregdetare pranë Ngushticës së Hormuzit, duke përfshirë pushtimin dhe mbajtjen për një kohë të gjatë të ishujve të kontrolluar...