SHBA/ Oficeri i policisë vret 37-vjeçaren, nënë e tre fëmijëve, pretendohet për vetëmbrojtje (VIDEO)
Vrasja e një gruaje 37-vjeçare nga një agjent i Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Mineapolis ka shkaktuar reagime të forta politike dhe shoqërore në SHBA. Ngjarja ka thelluar përplasjet mes administratës Trump dhe autoriteteve lokale, të cilat kundërshtojnë versionin zyrtar të vetëmbrojtjes dhe flasin për përdorim të tepruar të forcës nga agjentët federalë. Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, gruaja tentoi të godiste me makinë agjentët e ICE, ndërsa video të publikuara në media dhe rrjete sociale tregojnë momentin kur agjentët i afrohen automjetit, kërkojnë që drejtuesja të dalë jashtë dhe më pas hapin zjarr teksa makina lëviz. Pas të shtënave, automjeti u përplas me një makinë të parkuar. Dëgjohen gjithashtu thirrje dhe akuza nga dëshmitarë në vendngjarje. Here’s the best angle of the...
Burimi:
vizionplus.tv