SHBA nisin sulme të reja ndaj Iranit, shënjestron pozicionet raketore dhe…

SHBA nisin sulme të reja ndaj Iranit, shënjestron pozicionet raketore dhe…

SHBA-të thanë se ka ndërmarrë sulme të reja në jug të Iranit, duke goditur pozicionet raketore iraniane dhe mjete lundruese që po përpiqeshin të vendosnin mina detare. Sulmet u kryen “në vetëmbrojtje” dhe kishin si qëllim “mbrojtjen e trupave tona nga kërcënimet e paraqitura nga forcat iraniane”, thuhet në një deklaratë të Komandës Qendrore të SHBA-së. Zëdhënësi i Komandës Qendrore, kapiteni Tim Hawkins, tha se ushtria amerikane “vazhdon të mbrojë forcat tona duke treguar përmbajtje gjatë armëpushimit në vazhdim” mes dy vendeve. Irani ende nuk i është përgjigjur sulmit amerikan. Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqai, tha më herët se megjithëse ishte bërë njëfarë përparimi në bisedimet për t’i dhënë fund luftës, një marrëveshje “nuk është e afërt”. Nuk është e qartë...