SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar aleatët europianë për vendimin e tyre për të reduktuar praninë ushtarake në Europë. Administrata amerikane do të rikthejë në atdhe brigadën shtesë të dislokuar në Gjermani pas pushtimit rus në Ukrainë, duke e çuar numrin e brigadave amerikane në kontinent në vetëm tre, secila me rreth 5 mijë trupa. Ky vendim e rikthen praninë ushtarake amerikane në nivelet e vitit 2021, kur Europa konsiderohej ende në një periudhë stabiliteti dhe tensionet në lindje nuk perceptoheshin si kërcënim real. Njoftimi u bë përmes një deklarate teknike të Pentagonit dhe jo nga vetë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjë që sipas analistëve tregon distancimin dhe mungesën e interesit të Shtëpisë së Bardhë ndaj aleatëve europianë. Reduktimi i trupave justifikohet me doktrinën...
Burimi:
vizionplus.tv