SHBA nën valë të ftohti ekstrem! 38 numri i viktimave, paralajmërohet për stuhi të re gjatë fundjavës
Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara po përballet me të ftohtë ekstrem pas kalimit të një stuhie të fuqishme dimërore, e cila ka shkaktuar dhjetëra viktima, ka lënë miliona qytetarë pa energji elektrike dhe ka paralizuar transportin ajror. Ndërkohë, një tjetër valë e acartë pritet gjatë fundjavës, duke shtuar shqetësimet për pasoja edhe më të rënda. Sipas një bilanci të përpiluar nga AFP mbi të dhënat e autoriteteve lokale dhe mediave amerikane, të paktën 38 persona kanë humbur jetën si pasojë e kushteve ekstreme të motit, në aksidente ose nga hipotermia. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë në Teksas, të cilët humbën jetën pasi ranë në një liqen të ngrirë, ndërsa në Nju Jork u gjetën të paktën dhjetë persona të pajetë në...
Burimi:
vizionplus.tv