SHBA në ‘epokën e akullnajave’/ 11 të vdekur nga stuhitë e acarit, preket më shumë se gjysma e popullsisë

SHBA në ‘epokën e akullnajave’/ 11 të vdekur nga stuhitë e acarit, preket më shumë se gjysma e popullsisë

Një stuhi e fuqishme dhe e rrezikshme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar të paktën 11 viktima dhe duke lënë mijëra qytetarë pa energji elektrike. Kushtet ekstreme të motit kanë paralizuar jetën e përditshme në shumë zona të vendit. Dhjetëra shkolla dhe rrugë janë mbyllur, ndërsa mbi 11 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve që Shërbimi Kombëtar i Motit i ka cilësuar si “kërcënuese për jetën”. Temperaturat e ulëta, bora e dendur dhe akulli kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim dhe furnizim me energji. Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga hipotermia në Luizianë, ndërsa viktima të tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në shtetet e Teksasit, Tenesit dhe Kansasit. Autoritetet paralajmërojnë se rreziku mund të vazhdojë edhe...