SHBA lëshon dy baza të NATO-s, Komanda e Napolit dhe Norfolkut u kalon aleatëve evropianë të aleancës
Komanda supreme ushtarake e Aleancës mbetet ende në duart e SHBA-së, konkretisht nën drejtimin e gjeneralit Alexus Grynkewich, i cili mbikëqyr të gjitha operacionet nga selia qendrore në Mons, Belgjikë. Megjithatë, Komiteti Ushtarak i NATO-s, i përbërë nga përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare, konfirmoi vendimin për rishpërndarjen e posteve drejtuese në tre qendrat operative, të ashtuquajturat “Joint Force Command”, të cilat i përgjigjen drejtpërdrejt urdhrave të Grynkewich. Shtetet e Bashkuara do t’ia dorëzojnë Italisë drejtimin e Komandës së Napolit, ndërsa Mbretërisë së Bashkuar drejtimin e Komandës së Norfolkut. Në komandën e tretë, me bazë në Brunssum të Holandës, një gjeneral polak do të bashkëdrejtojë strukturën së bashku me homologun e tij gjerman, Ingo Gerhartz. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të NATO-s, këto ndryshime do të...
Burimi:
top-channel.tv