“SHBA kërkon Dialog Strategjik”, Vuçiç: Paraqiti një kërkesë “politike”

“SHBA kërkon Dialog Strategjik”, Vuçiç: Paraqiti një kërkesë “politike”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic foli për dy kërkesa zyrtare të paraqitura tashmë për të nisur Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara. Njëra sipas tij lidhet me energjinë, ndërsa tjetra ka natyrë politike. Kreu i shtetit serb nuk dha më shumë detaje lidhur me këtë cështje. Vuçic i përmendi për herë të parë këto kërkesa përpara pesë ditësh, pas një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. As Beogradi, as Uashingtoni nuk kanë dhënë më shumë informacion që nga ajo kohë, ndërsa Presidenca dhe Qeveria e Serbisë, si dhe Departamenti amerikan i Shtetit, nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Europa e Lirë për më shumë të dhëna. Dialogu Strategjik, që SHBA-ja zhvillon me disa vende, synon thellimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, siguria...