No Image Available

SHBA ka shkatërruar vetëm një të tretën e raketave të Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar vetëm rreth një të tretën e arsenalit të raketave dhe dronëve të Iranit pas një muaji luftë. Konflikti synonte dobësimin e kapaciteteve balistike të vendit, sipas një raporti të Reuters. Raporti sugjeron se rreth një e treta e raketave të Teheranit janë shkatërruar, ndërsa një tjetër pjesë është dëmtuar ose është fshehur në tunele nëntokësore dhe bunkerë. Një vlerësim i ngjashëm është bërë edhe për arsenalin e dronëve. Sipas raportit, i bazuar në pesë burime të njohura me inteligjencën amerikane, vendi ende zotëron një rezervë të konsiderueshme. Kjo bie ndesh me deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Irani kishte “shumë pak raketa të mbetura”, si dhe me deklarata të tjera të zyrtarëve amerikanë që pretendonin se...