Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
SHBA-ja kryen sulme hakmarrëse ndaj IS-it në Siri
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer një operacion të madh kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) në Siri, operacion që presidenti amerikan, Donald Trump, e përshkroi si “hakmarrje shumë serioze” ndaj sulmit që la të vrarë tre amerikanë, dy ushtarë dhe një civil. Uashingtoni ka thënë se një sulmues i IS-it ka kryer sulmin më 13 dhjetor në Palmira, kur u plagosën edhe tre ushtarë amerikanë. “Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore në Siri për të eliminuar luftëtarët e IS-it, infrastrukturën dhe depot e armëve në një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmit ndaj forcave amerikane që ndodhi më 13 dhjetor në Palmira të Sirisë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes*, Pete Hegseth, përmes një postimi në X. “Ky nuk është fillimi i një lufte, është...