SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione për shënjestrim
Zyrtarë amerikanë i thanë Radios Evropa e Lirë më 6 mars se Rusia po i ofron Iranit informacione për shënjestrim për të sulmuar trupat amerikane dhe asetet ushtarake në Lindjen e Mesme, duke konfirmuar një raport të gazetës Washington Post që sugjeron se Moska po luan një rol të rëndësishëm, megjithëse të tërthortë, në konfliktin rajonal që po zgjerohet. Bashkëpunimi i pretenduar vjen në një moment shumë delikat për marrëdhëniet SHBA-Rusi, me rivalët e armatosur me armë bërthamore në kundërshtim mes vete për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe përpjekjeve të Uashingtonit për t’i dhënë fund asaj lufte, të cilat po përballen me refuzimin e Kremlinit, deri më tani, për të bërë lëshime lidhur me territorin dhe çështje të tjera. Raporti i Post, që citon tre zyrtarë të njohur...
Burimi:
vizionplus.tv