SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron goditje ndaj objekteve bërthamore

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron goditje ndaj objekteve bërthamore

Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara ndërmorën në orët e para të së mërkurës një valë të re bombardimesh ndaj Iranit, duke goditur objektiva më të thella brenda territorit iranian. Sipas raportimeve, në shënjestër mund të ketë qenë edhe zona pranë Teheranit. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), sulmet synojnë të dobësojnë aftësinë e Iranit për të kërcënuar lundrimin tregtar në Ngushticën e Hormuzit. https://t.co/EeB7qK4aYX — U.S. Central Command (@CENTCOM) July 22, 2026 Operacioni zgjati rreth një orë e 15 minuta dhe u goditën forcat detare, hangarët e avionëve, depot e dronëve dhe infrastrukturës ushtarake. Mediat iraniane raportuan shpërthime në disa provinca. Po ashtu, pati raportime për aktivizimin e mbrojtjes ajrore në Kuvajt për shkak të raketave dhe dronëve që dyshohet se u lëshuan...