SHBA-Indi arrijnë marrëveshjen, Trump: Jo më nafte ruse, tarifat ulen nga 25% në 18%

SHBA-Indi arrijnë marrëveshjen, Trump: Jo më nafte ruse, tarifat ulen nga 25% në 18%

Tensionet mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe kryeministrit indian, Narenda Modi duket se janë ulur, pas vënies së tarifave ndaj shtetit aziatik për naftën ruse. Përmes një statusi në platformën sociale ‘Truth’, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar uljen e tarifave ndaj Indisë, pas një bisede që ka pasur me Modin mëngjesin e kësaj të hëne  ku ky i fundit ka pranuar të mos blejë naftë ruse. Këtë ndryshim kursi të Modit, Trump e sheh si një mundësi për të ndalur Rusinë në luftën kundër Ukrainës. ‘Ai pranoi të ndalonte blerjen e naftës ruse dhe të blinte shumë më tepër nga Shtetet e Bashkuara dhe, potencialisht, nga Venezuela. Kjo do të ndihmojë në PËRFUNDIMIN E LUFTËS në Ukrainë, e cila po zhvillohet tani, me...