SHBA i vendos tri kushte Iranit mes kërcënimeve për përshkallëzim, New York Times zbulon kërkesat
Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur tri kërkesa themelore ndaj Iranit në bisedimet e zhvilluara mes palëve, në një moment tensioni të lartë ushtarak dhe diplomatik në Lindjen e Mesme, raporton New York Times.Sipas burimeve amerikane dhe evropiane të cituara nga gazeta, Washington-i kërkon ndalimin e përhershëm të pasurimit të uraniumit nga Irani, vendosjen e kufizimeve të rrepta mbi rrezen dhe numrin e raketave balistike, si dhe ndërprerjen e plotë të mbështetjes për grupet aleate në rajon, përfshirë Hamasin, Hezbollah-un dhe Houthi-t në Jemen.Këto kërkesa janë bërë publike në të njëjtën kohë kur presidenti Donald Trump ka ashpërsuar ndjeshëm retorikën ndaj Teheranit, duke paralajmëruar se SHBA mund të veprojë “me shpejtësi dhe dhunë”, nëse Irani refuzon një marrëveshje.New York Times thekson se Trump nuk ka dhënë...
Burimi:
ntv.al