SHBA hakmerret ndaj Britanisë për Gjirin Persik, Trump rishikon ishujt Falkland, do t’i rikthehen ato Argjentinës?
Shtetet e Bashkuara mund të kërkojnë të ndëshkojnë Britaninë për mungesën e mbështetjes në luftën me Iranin duke rishikuar qëndrimin e tyre ndaj pretendimit të Londrës mbi Ishujt Falkland, thuhet në një email të brendshëm të Pentagonit, i përshkruar për Reuters nga një zyrtar amerikan. Propozimi mbi këtë arkipelag të largët nën administrimin britanik në Atlantikun Jugor është ndër një sërë opsionesh që po shqyrtohen nga administrata e Presidentit Donald Trump për të ushtruar presion ndaj aleatëve të NATO-s që, sipas saj, nuk mbështetën operacionet ushtarake amerikane në luftën me Iranin. Falklandet janë një grup ishujsh në Oqeanin Atlantik Jugor, rreth 500 km në lindje të Argjentinës dhe rreth 13,000 km larg Britanisë. Ato përbëhen nga dy ishuj kryesorë, Falkland Lindor dhe Falkland Perëndimor, si...
Burimi:
javanews.al