SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore ndaj dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë pesë persona. Lajmi u konfirmua nga Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM). Me këtë sulm, numri total i të vrarëve në operacionet amerikane kundër anijeve të dyshuara ka shkuar në të paktën 104 persona. Sulmi i së enjtes është i treti brenda kësaj jave. Sipas SOUTHCOM, operacioni u krye me urdhër të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe nuk pati të lënduar nga forcat amerikane. Të hënën, SHBA-të vranë tetë persona në sulme ndaj tre anijeve, ndërsa të mërkurën u vranë katër persona në një tjetër sulm. Këto veprime janë pjesë e një fushate të vazhdueshme ushtarake të quajtur “Operacioni Southern Spear”, që synon goditjen...