SHBA fundos anijen luftarake iraniane në Oqeanin Indian

SHBA fundos anijen luftarake iraniane në Oqeanin Indian

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian. “Në Oqeanin Indian, SHBA-të fundosën një anije luftarake iraniane që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare. Në vend të kësaj, ajo u fundos nga një silurë (armë nënujore vetëlëvizëse)”, tha Hegseth. Më herët, marina e Sri Lanka raportoi se anija iraniane IRIS Dena u mbyt në Oqeanin Indian, ndërsa rreth 140 persona rezultojnë të zhdukur nga një total prej 180 personash që besohet se ndodheshin në bord. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse anija e përmendur nga Hegseth është e njëjta me IRIS Dena, ndërsa situata mbetet në zhvillim.