SHBA e BE, të ndërvarura nga tregtia/ A është kaq e lehtë “lufta” e hapur mes tyre?!
Tregtia mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara mbetet e fortë, por edhe e pasigurt, sidomos me politikat e reja tarifore të Presidentit Donald Trump. BE-ja është partneri më i madh tregtar i SHBA-së dhe së bashku ato përfaqësojnë mbi 40% të prodhimit ekonomik global, e gati një të tretën e tregtisë botërore. Në vitin 2024, shkëmbimet tregtare të mallrave arritën mbi 975 miliardë dollarë, ndërsa duke përfshirë edhe shërbimet, vëllimi total shkoi në rreth 1.68 trilionë euro. Megjithatë, SHBA-ja ka një deficit të madh tregtar me BE-në në mallra, i cili u rrit në 197 miliardë euro në vitin 2024. BE-ja ka suficite të mëdha në sektorë si automobilët dhe farmaceutika, ndërsa SHBA-ja vetëm në energji (naftë, gaz dhe qymyr). Situata balancohet pjesërisht nga...
Burimi:
top-channel.tv