SHBA drejt refuzimit të ofertës së Iranit për paqe, çfarë përmban propozimi i fundit
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një propozim të ri të Iranit për uljen e tensioneve dhe dhënien fund të konfliktit, por sinjalet e para nga administrata e Donald Trump tregojnë se ai mund të mos pranohet në formën aktuale. Propozimi i Teheranit përqendrohet në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë globale të energjisë, ndërkohë që shtyn për më vonë negociatat për programin bërthamor, çështja më e debatueshme mes dy vendeve. Sipas planit, Irani është i gatshëm të lejojë kalimin e lirë të anijeve në këtë ngushticë strategjike, në këmbim të heqjes së bllokadës detare nga SHBA dhe përfundimit të konfliktit. Aktualisht, mbyllja e saj ka ndikuar në rritjen e çmimeve globale të energjisë dhe ka shkaktuar pasoja ekonomike në shkallë botërore....
Burimi:
javanews.al