SHBA dërgon 2500 trupa dhe anije luftarake në Lindjen e Mesme
Përforcimet ushtarake amerikane kanë mbërritur në Lindjen e Mesme, në një kohë kur tensionet dhe përplasjet në rajon mbeten të larta. Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se një anije e Marinës Amerikane, me rreth 2,500 marinarë në bord, ka mbërritur në zonë. Bëhet fjalë për “USS Tripoli”, një anije sulmuese amfibe, e cila së bashku me Njësinë e 31-të Ekspedicionare Detare është e bazuar në Japoni. Këto forca po zhvillonin stërvitje pranë Tajvanit kur, rreth dy javë më parë, morën urdhër për t’u zhvendosur drejt Lindjes së Mesme. Sipas autoriteteve amerikane, përveç personelit detar, “USS Tripoli” ka sjellë në rajon edhe avionë transporti dhe sulmi, si dhe mjete të blinduara për operacione ushtarake. Ndërkohë, edhe “USS Boxer”, së bashku me dy anije të tjera dhe...
Burimi:
vizionplus.tv