SHBA dëmtoi 4 bazat raketore të Iranit, por nuk i shkatërroi dot
4 nga objektet kryesore të prodhimit të raketave balistike të Iranit, si dhe të paktën 29 vende lëshimi të tyre, janë goditur në 4 javët e sulmit SHBA-Izrael. Synimi është të dobësohet strategjia kryesore ushtarake e Teheranit, sipas një analize të Washington Post dhe vlerësimeve të ekspertëve. Që nga fillimi i luftës, SHBA-të dhe Izraeli kanë kryer mijëra sulme ndaj objektivave ushtarake. Investigimi i gazetës amerikane dokumenton gjerësisht dëmet në objektet e raketave balistike, si dhe pasojat për të ardhmen e programit iranian. Sulmet shkatërruan objektet e lëshimit mbi tokë, bllokuan përkohësisht aksesin në raketat e ruajtura në objektet nëntokësore dhe ndaluan aftësinë për të prodhuar raketa të reja. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se programi raketor i Iranit nuk është neutralizuar. “Ata vazhdojnë të lëshojnë raketa....
Burimi:
syri.net