SHBA anuloi udhëtimin e negociatorëve në Pakistan, ministri i Jashtëm iranian zhvillon bisedime në Oman

SHBA anuloi udhëtimin e negociatorëve në Pakistan, ministri i Jashtëm iranian zhvillon bisedime në Oman

Ministri i Jashtëm i Iranit zhvilloi bisedime me udhëheqësin e Omanit, një ditë pasi dy të dërguarit kryesorë të SHBA-së u tërhoqën papritur nga bisedimet e planifikuara për t’i dhënë fund luftës në Iran, e cila është duke zgjatur mbi dy muaj. Takimet e Abbas Araqchi në Muskat të dielën janë pjesë e diplomacisë së “ndërmjetësuar” dhe negociatave të ndërlikuara që synojnë zgjidhjen e luftës në Iran, e cila ka bërë jehonë në mbarë botën, duke çuar në rritjen e ndjeshme të çmimeve të energjisë. Bisedimet, të planifikuara në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, shiheshin si mundësi për përparim drejt arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit. Në bisedime përfshihej Araqchi, si dhe dy të dërguarit e Shtëpisë së Bardhë: Steve Witkoff dhe dhëndri...