Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Turistët që duan të afrohen pranë Shatërvanit të Trevit në Romë së shpejti do të duhet të paguajnë një tarifë prej dy eurosh. Kështu ka deklaruar këtë të premte kryebashkiaku i qytetit, ndërsa autoritetet synojnë të përfitojnë më shumë nga atraksionet e shumta të Italisë. Kryebashkiaku Roberto Gualtieri u tha gazetarëve se sistemi i ri i pagesës do të nisë më 1 shkurt, duke shtuar se masa pritet të sjellë 6.5 milionë euro në vit. “Dy euro nuk janë shumë… dhe kjo do të çojë në flukse turistike më pak kaotike,” tha Gualtieri, duke theksuar se qytetarët e Romës do të vazhdojnë të kenë hyrje falas te shatërvani, citon Reuters. Turistët do të duhet të paguajnë nëse duan të ngjiten në shkallët prej guri që rrethojnë pellgun e shatërvanit,...